Vlorë/ Aksident, makina përplaset fuqishëm me motorin

78

Një ngarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një mjet është përplasur me një motor.

Thuhet se drejtuesi i motorit i ka prerë rrugën mjetit tip Audi, duke e kapur në befasi shoferin e mjetit.

Drejtuesi i mjetit ka hyrë në vijat e bardha kur ështe goditur nga automjeti.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spitalin rajonal

Në vendngjarje Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.