Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 17:35 në hyrje të qytetit të Vlorës. Një mjet tip BMW me targa AA 234 DV, është përplasur me barrierat e rrethrrotullimit.

Nga të dhënat e para mësohet se drejtuesi i mjetit është plagosur, dhe menjëherë është dërguar në spitalin e Vlorës. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë së Vlorës

Aksidenti eshte shenuar rreth ores 17 e 35 minuta, ne dalje te autostrades Fier Vlore ndersa ka mbetur i lenduar drejtuesi i automjetit.

Automjeti tip BMW X5 me targe AA234DV ka dalé nga rruga dhe eshte perplasur me trafikndareset prane rrethrrotullimit ne hyrje te qytetit te Vlores. Shtetasi I aksidenruar, rreth 50 vjeç eshte derguar ne urgjencen e spitalit rajonal Vlore, Teksa mesohet se ka marr disa fraktura ne trup.