Vlorë/ 58-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten, arrestohet

488
Plagosi me thikë bashkëshorten, Policia e Vlorës arrestoi 58-vjeçarin. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Banush Metaj, 58 vjeç, banues në Vlorë. Banushi është konfliktuar në banesë me bashkëshorten. Në fillim çifti ka nisur të konfliktohet verbalisht dhe më pas situata ka dalë jashtë kontrollit. 58-vjeçari ka nisur që ta qëllojë e më pas mori thikën, me qëllimin që ta vrasë. Si pasojë, gruaja T. Metaj 56 vjeçe është qëlluar me thikë në dorë. E dëmtuara ka shkuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkaq ajo ka bërë denoncim ndaj bashkëshortit dhunues.
Sigal