Vlorë, 56-vjeçari i dehur vetëplagoset aksidentalisht me çifte

638
Sigal

Një 56-vjeçar në Vlorë është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri.

Policia thotë se “rreth orës 03:47, në Spitalin Rajonal Vlorë ka mbërritur i plagosur me armë gjahu shtetasi I.D, 56 vjeç, banues në fshatin Kuç”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vëtëplagosur me armë gjahu çifte në stanin e tij në fshatin Kuç, pasi me parë kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor po kryen hetimet e mëtejshme në lidhje me zbulimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.