Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Spitalin Psikiatrik të Vlorës, ku një 50 vjeçar me problem mendore, është hedhur nga kati i tretë. Shtetasi i identifikuar si 50 vjeçari, M.K ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore  në spital, por për pak çastesh është hedhur edhe nga kati i tretë i spitalit, duke ndërruar edhe jetë.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.08.2018, shërbimet e Spitalit Psikiatrik Vlorë, kanë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, shtetasin me probleme mendore M.K., 50 vjeç, i cili ka mundur tu largohet shërbimeve dhe është hedhur nga kati 3 i spitalit, duke ndëruar jetë në çast. Grupi hetimor ka nisur punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për rastin në fjalë.