Vlorë, 37 vjeçari bie nga karroceria e kamionit, arrestohet drejtuesi

560
Një 37 vjeçar nga Vlora ka mbetur i plagosur ka rënë nga karroceria e një kamioni tip “Iveco”.
Policia lokale bën me dije se shtetasi me iniciale E.H, ka mbetur i dëmtuar, por jashtë rrezikut për jetën.
Për rastin është arrestuar drejtuesi i mjetit, 44 vjeçari E.Kalemaj,. banues në Vlorë.
“Shtetasi i lartpërmendur në rrugën Novoselë – Poro ka qenë duke drejtuar një kamion tip ”Iveco”, ku nga karroceria e kamionit ka rënë shtetasi E.H., 37 vjeç, i cili për pasojë ka mbetur i dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Sigal