Vlorë/ 2 vjet burg për Enkelejda Isakajn, e akuzuar për falsifikim dokumentash

63
Prokuroria e Vlorës ka dënuar me 2 vjet burg Enkelejda Isakajn e cila akuzohej për falsifikim të dokumentave. Sipas prokurorisë, Isakaj ka përfituar me dokumente të falsifikuara pronësinë e rreth 1000 m2 truall, duke sajuar një kontratë shitjeje me Raime Latifin, e cila në fakt nuk ekziston.
Pasi ka marrë pronësinë mbi truallin, e pandehura ka tentuar ta tjetërsojë, duke e shitur tek persona të tjerë. Kjo pronë e konfiskuar tashmë nga prokuroria, në afërsi të zonës së Skelës, pranë stadiumit të qytetit, kap vlerën e mbi 100 mijë eurove.