Vlonjatit i shkrumbohet “BMW”-ja luksoze brenda në oborrin e shtëpisë. Çfarë tha në polici

409
Digjet totalisht një automjet luksoz tip “BMW” Seria 7 në lagjen ‘4 Heronjtë’ të Vlorës.
Nga të dhënat e para të policisë ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të së shtunës, ndërsa mjeti ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit Everest Meçorapaj, 27 vjeç.
Policia thotë se mjeti është djegur totalisht, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët e këtij akti dhe shkakun.
Paraprakisht pronari i mjetit ka deklaruar para forcave të policisë se nuk kishte dijeni kush mund të ishin autorët dhe se nuk kishte konflikte me njeri. (foto ilustruese)
Sigal