Vlonjati gjendet i pajetë tek Pallati i Sportit në Durrës, dyshimet e policisë

674
Një 56-vjeçar është gjendur i pajetë dje në Pallatin e Sportit në Durrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A.A., dyshohet se ka ndërruar jetën për shkaqe natyrale.
Nga të dhënat e policisë viktima, nga Vlora, dyshohet se ka qenë endacak.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 04.03.2018, tek shkallët e pallatit të sportit Durrës, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi endacak A.A, 56 vjeç, banues në Vlorë. Nga veprimet hetimore rezulton se shkaku i vdekjes është natyral. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Durrës.
Sigal