Vjedhje në bashkëpunim, dy të arrestuar në Dibër

460
Një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar janë arrestuar në flagrancë nga policia e Dibrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa sende që ndodheshin , në automjetin tip “BMW”, në pronësi të shtetasit Z.D, duke shtyrë dhe të miturin të marrë pjesë në krim, shtetasin E.Xh, 13 vjeç. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Dibër, për veprat penale ”Vjedhje “, kryer në bashkëpunim, dhe “Shtyrja e të miturve në krim”, parashikuar nga nenet 134/2, dhe 129, të Kodit Penal.
Sigal