Vjedhje me armë dhe shpërdorim detyre, ndalohen 2 autorët në Lezhë

434
Sigal

Policia e Lezhës ka ndaluar dy persona, të dyshuar si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal. Bëhet fjalë për për 31-vjeçarin me iniciale E.( A.) M. 31 vjeç, banues në Krujë i cili dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më 20 prill të 2018-s, ku nën kërcënimin dhe përdorimin e armës së zjarrit i ka vjedhur mjetin personit me inicialet A.N.

Gjykata e Shkallës Parë  Kurbin, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje me armë”.

Gjithashtu, u ndalua shtetasi në kërkim E.Gj. 32 vjeç, banues në Lezhë. Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, kishte caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për disa vepra penale.

Njoftimi i policisë:

Kurbin – Lezhë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim

Ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20.04.2018, ku nën kërcënimin dhe përdorimin e armës së zjarrit,  i ka vjedhur mjetin shtetasit A.N.

Ndalohet edhe një shtetas tjetër që ishte në kërkim, i dyshuar i implikuar në grupin e strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik  të goditur në operacionin VOL – VO në tetor 2018

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me FNSH Shkodër, pas një pune operacionale të mirëorganizuar, u bë i mumdur kapja dhe ndalimi i shtetasit E.( A.) M. 31 vjeç, banues në Krujë.

Gjykata e Shkallës Parë  Kurbin, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje me armë” parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal, pasi dyshohet se me datë 20.04.2018, nën kërcënimin dhe përdorimin e armës së zjarrit, i ka vjedhur mjetin shtetasit A.N.

Gjithashtu, u ndalua shtetasi në kërkim E.Gj. 32 vjeç, banues në Lezhë.

Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Shpërdorim detyre”  ” Grup i strukturuar kriminal ” ” Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal” ” Fallsifikim i dokumentave” ” Fallsifikim i vulave, stampave dhe i formularëve” ,” Shpërdorim i tokës”  parashikuar nga nenet 248, 333/a, 334, 186, 190 dhe 199 të Kodit Penal.

Ky shtetas, dyshohet i implikuar në grupin e strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik,  të goditur në operacionin VOL – VO, në tetor 2018.

Materialet proçedurale iu kaluan Prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme hetimor