Vjedhja e thesarit, Gjykata: 13.4 vite burg Bitrajt, 10 Bruzisë

468
TIRANE – 13.4 vite burg ka kërkuar Gjykata e Tiranës për ish-punonjësin e Bankës së Shqipërisë Ardian Bitraj të vënë nën akuzë për vjedhjen e bujshme të 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit.
Po ashtu, Gjykata e Shkallës së parë vendosi të dënojë me 10 vite burg Mimoza Bruzinë, të akuzuar si bashkëpunëtore e ish-përgjegjësit të arkës stok në Bankën e Shqipërisë
Dy të pandehurit nuk kanë komentuar vendimin e Gjykatës, ndërsa nga banka e të akuzuarit ish-përgjegjësja në arkën për veprim, Mimoza Bruzia tha se vjedhja e parave nga thesari i shtetit ka filluar prej vitit 2010. Për këtë vepri, -tha Bruzia, ka vënë në dijeni vartësit e saj Dorian Collaku dhe Petrit Ramohitaj, por se nga ana e tyre nuk është ndërmarrë asnjë veprim.
Sipas dëshmisë së Bruzisë, ka qenë Ramohitaj ai që e ka ndaluar të flasë për vjedhjen.
“Kërkoj drejtësi, nuk kam vjedhur apo ndihmuar Bitrajn”, u shpreh Mimoza Bruzia.
Skandali i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë u zbulua në qershor të vitit 2014.
Sigal