Vjedhja e 7.3 mln lekëve, shkarkohet drejtoresha e Postës në Dibër dhe arkëtarja

441
Pas vjedhjes së 7.3 milionë lekëve nga Zyra Postare në Maqellarë, drejtoria e Postës Tiranë shkarkon nga detyra kryetaren e degës së Postës Dibër, Juzana Qorrja dhe arkëtaren Gjelsina Hita. Pak ditë më parë, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Skerdinand Hoxha, 28 vjeç, i cili duke shfrytëzuar detyrën si “Kryetar e punonjës Shërbimi i Zyrës Postare Maqellarë, Dega e Postës Dibër, ka tërhequr nga arka e Postës, për kryerjen e shërbimeve, një sasi prej 7.356.092 lekë të reja dhe është larguar duke marrë me vete dhe shumën në fjalë. Dyshohet se Skerdinand Hoxha është larguar drejt SHBA-ve tashmë prej 1 jave.
Sigal