Vjedhin banesën e 88-vjeçarit në Lushnje, në pranga 3 persona

432
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasit Amarildo Liçi, 21 vjeç, Kristian Papaj, 20 vjeç dhe Ergest Premçe, 30 vjeç. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datën 4 janar 2016, ora 17:30, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit, V.S, 88 vjeç, banues në fshatin Lumëth të Lushnjës. Materialet i kaluan Prokurorisë Lushnjë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
Sigal