Vinte nga Shqipëria, sekuestrohen 220 kg drogë në Ferizaj

37

Departamenti për Krime të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka njoftuar përmes një komunikate se pas një hetimi të gjatë, në bashkëpunim me njësitin antidrogë, kanë arritur të konfiskojnë 220 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe tre automjete, në dy lokacione.

Substanca narkotike dyshohet se ka prejardhjen nga Shqipëria.
“Janë arrestuar pesë persona për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit duke vepruar si anëtarë të grupit të organizuar mirë, kishin për të kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273, paragrafi 2 lidhur me nenin 281, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Personat e arrestuar dyshohet se këtë sasi të marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë theksohet se një pjesë e grupit janë në arrati dhe se hetimet janë duke vazhduar. Pesë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.