Vila e grabitur në Shkodër, familja: Hajdutët me siguri na njohin, sistemi i alarmit nuk ra

36
Familja e Mark Alisë në fshatin Dajç të Shkodrës, e cila kaloi një tronditje të madhe natën e së martës, kur persona të armatosur u hynë në vilë dhe i grabitën, kanë dhënë dëshmitë e para lidhur me ngjarjen. 
Sipas dy të moshuarve, që ishin vetëm në banesë, kanë qënë dy persona me pistoleta që kanë hyrë në vilë dhe u kanë vjedhur shumë para, makinën dhe një çifte. Ata kanë shprehur bindjen se hajdutët kanë qënë persona që i kanë njohur mirë, sepse shtëpia ka sistem sigurie dhe kamera vëzhgimi, por sistemi i alarmit nuk ka rënë.
Mbrëmjen e djeshme u dha informacioni se vjedhësit janë arrestuar. 
Policia ende nuk është deklaruar.