Vijon zjarri në Shëngjin, era dhe terreni favorizojnë flakët

405
Qyteti i Shëngjinit vazhdon të jetë nën pushtetin e flakëve dhe tymit. Gjatë natës në të gdhirë e premtja, flakët kanë përparuar drejt malit afër qendrës së qytetit, ndërsa deri në orën 10 të paradites, asnjë ndërhyrje nga ajri nuk kishte nisur. Situata ndryshoi kur në Shëngjin u dëgjua zhurma e helikopterit të vetëm i cili u angazhua për fikjen e flakëve. Forcat e Zjarrfikseve ishin në gatishmëri, por terreni i thyer dhe mungesa e infrastrukturës e bën të pamundur ndërhyrjen e tyre. 
Zjarri në Shëngjin ka filluar të rrezikojë edhe resortet tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Ndonëse gjatë natës së mbrëmshme, zjarrfikësit janë munduar të fikun zjarrin, nuk kanë arritur, e aktivizimi i dy vatrave në zonën “Rana e Hedhun”, kanë krijuar situatë kritike. Edhe më tej po vazhdon ndërhyrja e forcave të zjarrfikësve dhe forcave me helikopter.Operacioni për përmirësimin e situatës vijon në terren.
Sigal