Vijon zjarri në pyjet e Dardhës, prefekti: 35 hektarë të përfshira nga flakët

411
Vijon zjarri në pyjet e Dardhës. Gazetarët e News24 në Korçë raportojnë se zjarri në pyjet e Dardhës, vijon të jetë aktiv edhe në ditën e katërt. Vatra kryesore është në zonën e Bigëllit.
Sipas autoriteteve vendore, janë dhjetëra hektarë me pisha e kullota që janë shkrumbuar. Ndërkohë që në gatishmëri janë forca të shumta të ushtrisë si dhe forcat zjarrfikëse.
Prefekti Ardit Konomi bëri të ditur se deri tani janë të paktën 35 hektarë pyje të përfshira nga flakët. Sipas prefektit, dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha, por përllogaritjet mund të bëhen vetëm pasi flakët të jenë shuar tërësisht.
Sigal