Vijon hetimet për kryeplakun e Podgories, transformoi furgonin në depo droge

40
Një sasi prej 35 kg lëndë narkotike e dyshuar Kanabis dhe dy kg lëndë narkotike në formë Çokollate e gjetur e fshehur në një furgon të përshtatur si depo dyshohet se i përket kryeplakut të fshatit Podgorie, Arben Pilinçi.
Ky i fundit është shpallur në kërkim prej datës 10 janar 2016, ndërsa ndodhet në gjëndje arresti djali i tij Orlind Pilinçi, 26 vjeç.
Nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës në lidhje me këtë ngjarje, gjatë një kontrolli të ushtruar në vendin e quajtur “Luadisht”, në një kabinë furgoni të përshtatur si depo, u gjet gjithashtu dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale : Rreth 35 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar resin (çokollatë).Kjo sasi , dyshohet të jetë fshehur, nga Orlind Pilinçi, 26 vjeç, si dhe Arben Pilinçi, 44 vjeç, të dy banuesa në fshatin Podgorie” informon policia.
Materialet shtesë, në ngarkim të shtetasve, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.