Vijojnë në ditën e tretë kërkimet për autorin e vrasjes së 2 vëllezërve

412
Vijojnë në ditën e tretë kërkimet për autorin e vrasjes së dy vëllezërve Shkami.
Mbi 100 forca policore RENEA dhe FNSh janë përqendruar në zonën e Mazrekut ku është parë gjatë paradites i dyshuari si autori i krimit të dyfishtë, Aleksandër Dushaj .
Policia thotë se terreni malor dhe kushtet atmosferike e bëjnë operacionin e kërkimit edhe më të vështirë.
Gjatë aksionit të djeshëm janë kryer 8 kontrolle banesash të braktisura dhe 5 kontrolle banesash të banuara, por pa asnjë rezultat.
Nga ana tjetër mësohet se 30 vjeçari Dushaj është një njohës i mirë i gjithë kësaj zone dhe paraqet rrezikshmëri pasi është i armatosur dhe mund ti kundërpërgjigjet policisë.
Ndërkohë paralelisht po punohet edhe për pistën e vrasjes së dy vëllezërve Skënder dhe Abdullah Shkami.
Familjarët e tyre vijojnë të mohojnë pistën e konfliktit për shkak se njëri nga vëllezërit nuk ka pranuar ti japë vajzën për nuse autorit të dyshuar krimit.
Historia
Sipas hetimeve të para të policisë, Aleksandër Dushaj kishte gati dy vjet i cili këmbëngulte në historinë e një lidhjeje me vajzën e Skënder Shkamit, njëri prej vëllezërve viktima të plumbave të Dushajt. Familja e vajzës nuk kishte pranuar dhe kishte larguar vajzën drejt Anglisë. Për festat e fundivitit, kur Skënderi kishte ardhur pranë familjes Aleksandri kishte vijuar të këmbëngulë në kërkesën e tij. Madje ata ishin takuar në një lokal ku mendohet se ka pasur debat dhe më pas ka ndodhur dhe vrasja.
Sigal