Vijojnë dorëheqjet, ikën edhe kreu i Apelit në Vlorë

573
Kryetari i Gjykatës së Apelit në Vlorë, Ilir Çeliku ka dhënë sot dorëheqjen.
Dorëheqja e tij vjen ditën e fundit të afatit të përcaktuar me ligj për dorëzimin e formularëve të pasurive pranë ILDKP-së, në zbatim të ligjit të vettingut.
Gjyqtari Ilir Celiku
Ndërkohë që gjatë ditës së sotme kanë dhënë dorëheqjen edhe anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana si dhe gjyqtari i Elbasanit, Ilir Pasha.
Pak ditë më parë dha dorëheqjen edhe Prokurori i Krujës, Sulejman Tola, i cili e argumentoi dorëheqjen me faktin se pas një muaji del në pension.
Sigal