Vihet nën kontroll zjarri në Shëngjin pas 24 orësh

474
U deshën 24 orë për të vënë nën kontroll dy vatra zjarri në zonën e Shëngjinit. Forcat e Ushtrisë, zjarrfikësit dhe emergjencat civile punuan gjatë gjithë natës dhe me ndihmën e një helikopteri, situata u vu nën kontroll, megjithatë një sipërfaqe e madhe e mbjellë me pemë është djegur dhe flakët iu afruan edhe zonës së banuar.
Të dhënat e para flasin se vatrat e zjarrit janë ndezur aksidentalisht, por policia heton edhe për ndonjë zjarrvënie të qëllimshme. Flakët u bënë kërcënuese për shkak të erës së fortë që ndihmonte në përhapjen e tyre në zonën e thatë nga mungesa e reshjeve të shiut. Në vendosjen në kontroll dhe shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit, një ndihmë të madhe dhanë edhe Forcat e Armatosura. Batalioni Vau i Dejës dhe Batalioni Komando u angazhuan në këtë operacion me mbi 100 trupa, ndërsa Forca Ajrore u angazhua me një helikopter gjatë pasditës së djeshme.
Sigal