Vihet në pranga pasi tentoi të vidhte kishën e “Shën Dhimitrit” në Burrel

61
Një person nga Burreli është vënë në pranga pasi tentoi të vidhte disa sende me vlerë në një kishë të qytetit. Sipas burimeve të policisë, në pranga është vënë 43-vjeçari Bashkim Kriko, nga fshati Plan i Bardhë.
Ky person u kap në flagrancë duke vjedhur disa sende, me vlerë 20 mijë lekë të rinj në kishën e “Shën-Dhimitrit” e cila ndodhet në fshatin Qenurjo-Finiq.