Vidhte pjesë automjetesh në lagjet e Durrësit, pranga 43-vjeçarit (Emri)

115
Një 43-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi vidhte pjesë të automjeteve në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, pas një pune hetimore kanë ndaluar shtetasin: Gëzim Oshafi, 43 vjeç, banues në Durrës.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr.504, datë 18.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë” Arrest me burg” pë veprën penale”Vjedhja”.
Oshafi dyshohet se është autor i ngjarjeve të mëposhtme:
1.Më datë 17.05.2017, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur dy pasqyra në mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit B.H.
2. Më datë 19.06.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se ka vjedhur veglat e punës së shtetasit F.C.
3. Më datë 23.07.2017, në lagjen Nr. 4 , Durrës dyshohet se ka vjedhur navigatorin në mjetin tip Benz, më pronësi të shtetasit O.D.
4. Më datë 26.07.2017, në lagjen Nr.3, Durrës dyshohet se ka vjedhur dy pasqyrat e mjetit tip Benz në pronësi të shtetasit A.D.
5. Më datë 14.08.2017, në lagjen Nr. 1, Durrës dyshohet se ka vjedhur kasetofonin në mjetin tip Volsvagen, në pronësi të shtetasit A.K.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.