Vidhte energjinë, ndjekje penale për kreun e PS-së Devoll

60
Policia e Devollit ka nisur një procedim në gjendje të lirë për kryetarin e Partisë Socialiste në këtë rreth, Vali Nallbati. Sipas uniformave blu, Nallbati kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në hotelin e tij në qytetin e Bilishtit.
Mësohet se policia është vënë në veprim pas denoncimeve të banorëve të zonës. Vali Nallbati mban edhe detyrën e drejtorit të shëndetit publik Devoll, ndërsa në zgjedhjet lokale të 2007-s ishte kandidat i socialistëve për bashkinë Bilisht, duke humbur përballë Valter Mizës.