Vidhte çanta, në pranga hajdutja nga Fieri

242
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 41-vjeçare ngaFieri, pasi akuzohet për 6vjedhje. Burime zyrtare bëjnë me dije se ka rënë në pranga shtetasja Rozalina Konomi, rezidente në Holandë, e cila ditën e djeshme është kapur në flagrancë në rrugën e “Dibrës” duke vjedhur çantën e shtetases A.P., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Po kështu ndaj saj janë dokumentuar me prova ligjore edhe pesë vjedhje të tjera të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr.3. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”.