Vidhte banesa dhe sende me vlerë, arrestohet hajduti i Durrësit

13
Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas 28-vjeçar pasi dyshohet se është autor i 8 vjedhjeve. Burime nga policia bëjnë me dije se i arrestuar është shtetasi Ledion Izvira 28 vjeç, banues në lagjen Nr.14/1 Durrës. Të njëjtat burime sqaruan se arrestimi i tij u krye për shkak se më datë 04.07.2016, gjatë natës, në lagjen Nr. 14/1, Durrës, ka vjedhur banesën e shtetasit P. M. 44 vjeç, ku ka marë sende të ndryshme shtëpiake.
Në vijim të hetimeve të specializuara është konstatuar se shtetasi I mësipërm është autor edhe I 7 vjedhjeve të tjera, kryesisht të banesave dhe pjesëve të mjeteve, konkretisht:
1.Më datë 08.02.2016, në lagjen Nr. 14, Durrës, ka vjedhur banesën e shtetasit R. H. 58 vjeç( ka marë një televizor dhe një fshesë korenti);
2.Më datë 26.03.2016, në lagjen Nr.17, Durrës, ka vjedhur biçikletën e shtetasit F. K. 45 vjeç;
3.Më datë 30.04.2016, në lagjen Nr. 14, Durrës, ka vjedhur banesën e shtetasit D. K. 35 vjeç.(një pompë uji);
4.Më datë 28.05.2016, në lagjen Nr. 14, Durrës, ka vjedhur kabull elektrik;
5.Më datë 18.06.2016, në lagjen Nr.6, Durrës, ka tentuar të vjedhë mjetin me targa DR 4804 C, në pronësi të shtetasit K.S. 55 vjeç;
6.Më datë 18.06.2016, në lagjen Nr. 7, Durrës ka vjedhur baterinë në mjetin me targa DR 8508 A, në pronësi të shtetasit P.K. 58 vjeç;
7.Më datë 21.06.2016, në fshatin Shenvlash, Durrës ka vjedhur banesën e shtetases P. D. 66 vjeç.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprimet të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”.