Vidhnin shtëpitë e emigrantëve, arrestohen 4 persona në Kavajë

428
Katër persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Kavajë, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit Alfred Roli, Përparim Bullunga, Ervis Kaziu, dhe Dritan Shehi, vidhnin objekte të ndryshme në banesat e emigrantëve. Vjedhjet e tyre këta 4 shtetas i kryenin kryesisht nëpër shtëpitë e fshatrave Synej, Golem, Karpen, Bago.
Sipas policisë, disa nga sendet e vjedhura janë kryesisht vegla pune, pajisje elektrike, etj. Uniformat blu gjatë operacionit “Karpeni” kanë mundur të venë në pranga këta shtetas, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së rrethit.
Sigal