Vidhnin motorë në Tiranë, arrestohen 2 të rinj

392
Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas, të cilët akuzohen për vjedhje. Forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe më pas arrestimi e shtetasve: Genc Harrusha 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje; Liridon Froku 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar edhe ky për vjedhje. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur me motorin tip “Malaguti”, motor i cili rezulton i vjedhur me datë 06.12.2015, në pronësi të shtetasit F. K. Mësohet se shtetasi Genci Harusha ka kryer disa vjedhje të tjera motorësh dhe vepronte i vetëm në qytetin e Tiranës .Së fundmi në bashkëpunim me shtetasin Liridon Frroku kanë kryer disa vjedhje motorësh të tjerë, të cilët pasi i vidhnin i shisnin për pjesë ose i tjetërsonin dhe ua shisnin personave të panjohur. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”. Nga hetimet e mëtejshme është arritur të dokumentohen vjedhjet në zona territoriale të ndryshme si:
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë nr. 1
Më datë 06.01.2016 vjedhje e motorit të shtetasit Y. P.
Më datë 10.01.2016 vjedhje e motorit të shtetasit I. H.
Më datë 18.01.2016 vjedhje e motorit të shtetasit B. R.
Më datë 25.01.2016 vjedhje e motorit të shtetasit P. Xh.

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë nr 2
Më datë 07.01.2016 vjedhje e motorit të shtetasit B. R.
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë nr 4
Më datë 07.01.2016 vjedhje e motorit të shtetasit I. G.
Policia po punon për gjetjen e motorëve të tjerë të vjedhura nga këta shtetas.
Sigal