Vidhnin makinat me antipult, në pranga dy autorët

69
Dy persona u arrestuan nga Policia e Vlorës këtë të premte, të dyshuar si autorë që kanë kryer vjedhjen e disa automjeteve duke përdorur një mekanizëm të sofistikuar. Të prangosurit janë shtetasit Matilda Mertini dhe Davis Muka, që të dy banues në Kamëz në Tiranë. Policia dyshon se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta dy persona kanë kryer vjedhjen e disa automjeteve duke përdorur një mekanizëm që bllokonte mbylljen me pult të mjeteve nga ana e përdoruesve të tyre. Këta të fundit largoheshin nga mjeti të bindur që e kishin mbyllur makinën e tyre dhe pikërisht në këtë moment vepronin dy personat, që hapnin dyert normalisht pa u detyruar që të kryenin ndonjë thyerje. Policia thotë se ka dokumentuar një sërë vjedhjesh të kryera nga Mertini dhe Muka vetëm gjatë ditëve të fundit.