Vidhnin makina, kush janë 5 ‘skifterët’ e arrestuar në Fier (EMRAT)

678
Pesë të rinj kanë rënë në pranga, pas dyshohet të jenë autorë të disa vjedhjeve të makinave.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se autorët, të pestë nga Ballshi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin pjesë të ndryshme automjetesh dhe aksesorë makinash në qytetin e Fierit në periudha të ndryshme kohore, si dhe dyshohen si autorë të vjedhjeve të disa makinave.
TE ARRESTUARIT
1.Mikel Spirakos, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
2.Enea Ymeralilaj, 24 vjeç, i proceduar më parë për plagosje dhe mosbindje të punonjësit të policisë.
3.Kevin Sinanrrapaj, 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
4.Gerti Meçanaj, 25 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
5.F.V, 16 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
AKUZAT
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin pjesë të ndryshme automjetesh dhe aksesorë makinash në qytetin e Fierit në periudha të ndryshme kohore, si dhe dyshohen si autorë të vjedhjeve të disa makinave.
Personave iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një makinë tip “Benz” e cila dyshohet të jetë e vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
Sigal