Vidhet për të 17-ën herë biznesmeni në Sarandë: Hajdutët më morën…

488
Një rast vjedhje është shënuar natën e kaluar në Sarandë, ndërsa pre ka rënë një biznes fruta-perimesh.
Ngjarja në fjalë u regjistrua në lagjen nr 4 të qytetit bregdetar.
Ka qenë vet pronari i biznesit ai që ka denoncuar në polici ngjarjen, ndërsa raportoi se ky është rasti i 17-të qe ai bie pre e hajduteve.Vetëm disa javë më parë ai kishte arritur t’i zbulonte vetë hajdutët, të cilët kishin arritur të merrnin vetëm disa thasë me patate dhe domate.
Gjate vjedhjes se natës së kaluar hajdutët kanë marrë rreth 400 mijë lekë të vjetra, të cilat ishin në monedha metalike. Gjithashtu ata kanë vjedhur edhe një laptop të vlerës rreth 500 euro. Sakaq, Policia nga ana e saj ka kryer veprimet hetimore pas denoncimit të rastit të vjedhjes.
Sigal