Vidhet komisariati i policisë në Durrës, fshihet ngjarja

832
Sigal

Grabitet nëpërmjet thyerjes zyra e qarkullimit rrugor brenda në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 28 nëntorit, duke u gdhirë 29 nëntori. Policia nuk ka bërë publike ngjarjen. Burime të sigurta konfirmojnë se janë marrë rreth 2 milionë lek të vjetra, që nuk dihet se përse ndodheshin brenda kësaj zyrë. Dyshohet se kanë qenë dy të rinj që kanë thyer dritaren e kësaj zyre dhe kanë hyrë brenda saj. Policia ka ndërmarrë një aksion dhe reprezalje zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Qytetarët si mund t’i besojnë tashmë Policisë së Shtetit, kur nuk është e zonja që të ruajë as zyrat e saj?! As gradat e gjeneral Lleshit dhe dekorimet e Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu, nuk e zgjojnë Policinë e Shtetit nga letargjiku i paaftësisë.