Videoskandali dhe ngacmimi i minorenes nga polici, Sandër Lleshi vizitë në Malësinë e Madhe

409
Sigal

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbërritur mëngjesin e ditës së sotme në Malësi të Madhe për ngjarjen shokuese që u publikua dje nga mediat ku një efektiv policie u filmua duke bërë veprime të turpshme përkundrejt një të miture.

Ministri Lleshaj është shoqëruar nga kryetari i bashkisë në Malësinë e Madhe Tonin Marinaj dhe drejtori i policisë vendore Vehbi Bushati.

Në një deklaratë për mediat Lleshaj u shpreh se policia përfqëson të gjithë shoqërinë, ndërkohë që ngriti si pyetje themelore se nuk ka një denoncues për ngjarjen.

Gazetarët: Keni thënë se nëse shihni polic që nuk sillen mirë, ajo është fytyra ime?

Lleshaj: Ftyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja dhe e të gjithë juve dhe e shoqërisë tonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve. Cili polic? Ai është arrestuar që mbrëmë!.

Gazetarët: Është thënë që policia nuk ka pranuar denoncimin e vajzës?

Lleshaj: Kjo nuk është e vërete. Policia e shtetit po kërkon që mbrëmë denoncuesin i cili nuk gjendet. Kush është denoncuesi? Duhet të përandalojmë çdo mundësi intimidimi të çdo denoncuesi potencial. Fakti që nuk kemi denoncues është pyetja më e madhe që ne do ta sqarojmë shumë shpejt.