VIDEO+FOTO/ Nuk ndalen protesta e banorëve të Verrisë, kundër inceneratorëve

552
Banorët e Verrisë në Fier kanë protestuar sërish sot kundër ndërtimit të inceneratorit të mbetjeve, për të cilin qeveria ka dhënë 28.3 milion euro nga taksat e shqiptarëve.
Për më shumë se një orë, banorët e prekur nga ndërtimi i këtij inceneratori kanë bllokuar mjetet e kompanisë nënkontraktore që ka nisur të furnizojë objektin me material ndërtimi.
Duke sfiduar edhe temperaturat e larta, qytetarët kërkuan që të ndalet kjo masakër ndaj pronës dhe jetës së tyre.
Në mbështetje të kësaj proteste ishte edhe kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi i cili dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe u garantoi mbështetje të plotë në këtë kauzë të drejtë.
 
‘Ka 4 muaj që PD ka sfiduar qeverinë me kërkesën për debat publik për aferën e inceneratorëve, por qeveria fshihet’,- u shpreh Malltezi gjatë bisedës me protestuesit.
‘Fituesi i tenderit, klient i qeverisë merr 28.3 milion euro nga shteti me 24.10.2016 dhe dy javë me pas ia shet italianit për 15 milionë euro. Përlarje 13.3 milion euro për 2 javë pa pasur nevojë as të blesh një kompjuter dhe as një lopatë’, theksoi në fjalën e tij Jamarbër Malltezi.
Çështja e inceneratorëve u përfshi si shqetësim edhe në raportin e Komisionit Europian, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama ku kjo çështje është cekur në takimet bilaterale në Bruksel ka gënjyer duke thënë se këto leje janë dhënë me pëlqimin e plotë të banorëve të zonave ku është dhënë Ok-i për ndërtimin e inceneratorëve.
Protesta e sotme tregon krejt të kundërtën dhe nxjerr zbuluar kryeministrin në këtë çështje.


Sigal