VIDEO/ Zbulohet vendi sekret ku shqiptarët fshihnin kokainën në makinë

608
Dy shqiptarë janë vënë në pranga pasi u është gjetur një sasi kokaine dhe një shumë parash. Për të fshehur drogën, shqiptarët kishin realizuar një vend sekret.

Policia vëzhgonte prej kohësh të rinjtë shqiptarë N.A 23 vjeç dhe H.G 28 vjeç, që në vendin poshtë timonit ku janë kabllot elektrike të makinës kishin krijuar një ndarje të veçantë.

Pikërisht aty kishin fshehur 12 gram kokainë, 2100 Euro dhe sende të tjera. Ata u kapën jashtë një lokali, ku besohet se kishin shkuar për të shitur disa doza kokaine pasi kishin lënë takim me klientët.

Dy shqiptarët akuzohen për posedim dhe trak të lëndëve narkotike.

Ky është rasti i dy shqiptarëve në Monteverde të Italisë.
Sigal