VIDEO/ Vrasja e ‘maskave’ në Fier, rrëfen zonja e shtëpisë: Për fat qe llozi në derë, Minella më bënte llafe gjithmonë

568
“Unë e lë derën pa lloz, por Minella më bënte llafe gjithmonë!” Kështu rrëfen Elsa Muça, zonja e shtëpisë që do të grabitej gjatë natës në Fier nga 4 persona me maska dhe të armatosur, por që u goditën nga Policia në momentin kur po thyenin drynin. Teksa fshin derën ku kanë mbetur gjurmët e grabitësve, Elsa shpjegon se ata nuk arritën të futen brenda, pasi llozi i derës ishtë i futur në beton. I shoqi, që Minella, ka ndërhyrë dhe i ka shmangur me takt gazetarët që e pyesnin tek dera: “Mirë, si jeni, – thotë, – na falni se kemi një çikë punë tani,” dhe mbylli me kujdes derën. Policia e Fierit ka krijuar një perimetër rreth pallatit ku ndodhi përplasja me grabitësit. Shumë prova janë mbledhur; një nga grabitësit i vdekur gjendet në morg, tjetri i plagosur, 37 vjeç, në spitalin rajonal të Fierit në gjendje të rëndë. 
Sigal