VIDEO/ Vrasja e Fatos Ferracakut në Shkodër, FNSH ‘mësyn’ në Kiras

580
Sigal

as ngjarjes së rëndë në Shkodër ku si pasojë e një atentati në lagjen ‘Rus’ mbeti i vdekur Fatos Ferracaku dhe u plagos Fatmir Mehaj, FNSH ka ndërhyrë në Kiras duke vendosur postblloqenë disa pika me qëllim kapjen e autorëve.

Dobraçi dhe Kiras janë dy lagjet të cilat kontrollohen përkatësisht nga Bajrat (Dobraçi) dhe Licët (Kirasi). Ende nuk ka detaje mbi motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por dyshohet se edhe ky atentat është në vazhdën e shumë të tjerëve gjatë këtij viti që kanë trazuar qytetin e Shkodrës duke shkaktuar dhe shumë viktima.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.

Po punohet intensivisht  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.