VIDEO/ Vrasja e Devi Kasmit, në pranga ekzekutori, një vrasës me pagesë nga Greqia

517
Në lidhje me atentatin e bërë ndaj Devi Kasmit pak ditë më parë në Tiranë ka pasur zhvillime të papritura gjatë ditës së sotme.
Policia e Shtetit ka mundur që të arrestojë ekzekutorin e dyshuar të tij. Sipas informacioneve të para ai është shtetasi me inicialet A. H., po ashtu veç tij janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë.
Njëri prej tyre mësohet se është grek dhe njihet si vrasës me pagesë.
Atij i janë gjetur në banesën në kombinat rreth 300 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis, si dhe dy pistoleta dhe një snajper.
Në një deklaratë për mediat Ardi Veliu, drejtori i Policisë së Tiranës do të japë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen.

Sigal