VIDEO/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, policia shkon ta arrestojë dhe i gjen në banesë…

826
Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim B. N, 53 vjeç, banues në Babicë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij E.N. Kallëzimi është bërë nga bashkëshortja, ndërsa në momentin që policia ka shkuar në banesë ta arrestojë ka gjetur një sasi kanabisi. Vlonjati është arratisur sapo ka mbërritur policia.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të Plan Masave për goditjen e rasteve të Dhunës në famlije si edhe në vijim të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin e goditjen e prodhim/shitjes së lëndëve narkotike, më datë 05.09.2017, pas një kallëzimi të bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë prej shtetases E.N., pasi bashkëshorti i saj e ka dhunuar psikologjikisht si edhe fizikisht për motive të dobëta, shërbimet policore kanë shkuar pranë banesës së tyre me qëllim ndalimin e shtetasit B.N.
Gjatë kontrollit që strukturat e policisë kanë ushtruar në dy banesat e tij, përkatësisht në banesën e ndodhur në fshtin Babicë kanë konstatuar brënda murit rrethues të banesës një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, me një peshë totale prej 12 kg e 500 gramë
Po ashtu në banesën tjetër, të po këtij shtetasi, në fshtin Penkovë, policia ka konstatuar si edhe sekuestruar një tjetër sasi lëndë narkotike prej 13 kg e 500 gramë.
Në përfundim të hetimeve policia ka bërë shpalljen në kërkim të shtetasit :
B. N, 53 vjeç, banues në Babicë,Vlorë, pasi ky shtetas ishtë larguar në momentin e mbritjes së Policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprat penale ”Dhuna në familje”, dhe ”Prodhim shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 130/a dhe 283/1 të Kodit Penal.
Sigal