Video/ U kap me mina dhe me drogë, çfarë vendosi gjykata për vëllain e Alketa Vejsiut

501
Sigal

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën “Arrest me burg” për Endrit Vejsiun, vëllai i moderatores Alketa Vejsiu, i cili u arrestua nga policia pasi u kap më drogë dhe mina me telekomandë në makinë.

Policia e Lezhës në kuadër të një operacioni të koduar të koduar “Telekomanda” arrestoi para dy ditësh, Endrit Vejsiun 29 vjeç, nga Tirana. Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT.

Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje.