VIDEO/ Trafikantët e kanabisit i sulen policisë me makinë, ikën shoferi, kapet bashkëpunëtori. Ja emrat

838
Një sasi prej 55 kilogramësh kanabis sativa janë sekuestruar në dy aksione policore të zhvilluara në Tepelenë dhe Memaliaj. Në pranga janë vënë dy persona si dhe është shpallet në kërkim një i tretë.
Pas informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e Petrit Jahait kishte lëndë narkotike, është bërë edhe një kontroll.
Në afërsi të banesës së Petrit Jahai, në fshatin Levan, Memaliaj nga shërbimet e policisë u gjetën të fshehura në shkurre disa qese plasmasi, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.
Pesha totale e lëndës ishte 22 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 
Është bërë arrestimi i Petrit Jahai, 59 vjeç, banues në fshatin Levan, Memaliaj.
Po dje në afërsi të një karburanti në qytetin e Tepelenës, polica i ka bërë shenjë ndalomi makinës me targa AA 375 RD, por drejtuesi i automjetit ka ecur me shpejtësi në drejtim të punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre dhe në ambientet e karburantit ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të shtratit të lumit Vjosë.
Në automjet u gjetën 7 qese plasmasi brenda të cilave kishte lëndë narkotike. Pesha totale e lëndës ishte 33 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e para hetimore të kryera u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. N., 20 vjeç.
Është bërë arrestimi në flagrancë i Elger Bajo, 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u dokumentua përfshirja e këtij personi në këtë veprimtari kriminale.
Sigal