VIDEO/ Terror në mes të Lezhës, 3 të arrestuar. Pamjet e aksionit

542
Mesditën e djeshme, më datë 15 shkurt 2018, rreth orës 14.30, tre të rinj në lagjen Varosh të Lezhës kanë qëlluar me armë në mes të qytetit duke terrorizuar qytetin dhe krijuar panik. Të shtënat filluan pranë tunelit, poshtë kalasë së qytetit. Policia e Lezhës reagoi me shpejtësi dhe i arrestoi
të tre: Markelian Pepën, 21 vjeç, banues në Reps, Mirditë si dhe dy adoleshentë: E. M., 15 vjeç dhe P. D., 15 vjeç, banues në Lezhë.
Grupi hetimor në vendngjarje zbuloi 35 gëzhoja dhe armën, pushkë model 56, me të cilën kishin qëlluar dhe e kishin fshehur në shkurret afër.
Së bashku me armën, grupi hetimor u gjeti 332 fishekë luftarakë dhe 8 granata dore si edhe një pistoletë shenjëdhënëse. Po gjatë kontrollit, u gjet njjë sasi e vogël kanabisi.
Policia e Lezhës dyshon se këta tre persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin janë dhe autorë të ngjarjes së datës 19.12.2017, ku rreth orës 19.00, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të banesës së shtetasit Xh.M, në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.
Dosja e tyre do t’i referohet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” si dhe “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” për shtetasin Markelian Pepa.
Sigal