VIDEO/ Tentoi të vidhte me armë një banesë, shkodrani bie në kurthin e policisë (Emri)

488
Sigal

Një grabitës i disa banesave në Shkodër ka rënë në kurthin e policisë. Arrestimi i shtetasit Sokol Dedaj, 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, u bë në kuadër të operacionit policor “Long Wait”, teksa po tentonte të vidhte me armë një tjetër banesë.

“Më datë 05.06.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkoder, pas një pune disa mujore të aplikuar me metoda speciale të hetimit u finalizua me sukses operacioni, ku u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Sokol Dedaj, 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër,

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën në pronësi të shtetases T. V. 63 vjeçe, në Dajç Bregu i Bunës, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një krëhër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Vjedhje me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 140 e 278 të Kodit Penal.