VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, 1 i arrestuar

582
Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet.
Policia njofton se, rreth orës 14:50, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Bardhaj, Shkodër, sipër rezervuarit, ka të shtëna me armë. 
Menjëherë janë nisur forca të shumta të Policisë, që identifikiuan dhe arrestuan N. P., 17 vjeç.
Policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit Automatik model 56, me një krehër me fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 17 – vjeçari.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 7 gëzhoja. 
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.
Sigal