VIDEO/ Të dënuar për vrasje e plagosje, arrestohen dy të shumëkërkuarit në Shkodër (Emrat)

597
Në kuadër të operacionit ‘Vjeshtë 2017’, Policia e Shkodrës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim.
Nga strukturat e Sektorit për krimet e rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në orët e para të mëngjesit në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, është arrestuar Lazer Pema, 34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar me 25 vite burg me vendim nr 411 të Gjykatës së Apelit Shkodër, për veprën penale të “Vrasje në rrethana cilësuese”, për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013 në fshatin Guri zi.
Gjithashtu është arrestuar edhe Tauland Pepaj, 26 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale “Plagosje e Rëndë me dashje” me masë sigurimi “Arrest ne burg” për ngjarjen e datës 25.06.2017 në lagjen ”Bacallek” Shkodër, ku gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. Th, 22 vjeç, banues në Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Sigal