VIDEO/ “Suzuki” plot me kanabis, dy transportuesit e drogës arrestohen në Dibër (Emrat)

526
Gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Ura e Muhurrit”, policia e Dibrës ka sekuestruar 20 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 2 persona.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin me një automjet lëndë narkotike në aksin rural Zall-Dardhë – Muhurr, menjëherë kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti. Si rezultat i ndërhyrjes së befasishme të policisë në vendin e quajtur “Ura e Muhurrit”, është bërë ndalimi i automjetit ‘Suzuki’, me targa AA 084 FS me drejtues shtetasin Asllan Cani.
“Gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 thasë me lëndë narkotike me peshë totale 20 kilogramë cannabis sativa. Gjithashtu në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit : Asllan Cani, 47 vjeç, dhe Ervin L, 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ndërkohë është shpallur në kërkim policor shtetasi R.C, 29 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe automjeti me të cilnin lëviznin.
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme për veprat penale të lartëpërmendura.
Sigal