VIDEO/ Skaf, makina e biznese, ja pasuritë që iu sekuestruan Habilajve nga policia

520
Policia e Vlorës po vijon mega-operacionin për “Bandën e Babicës” në Vlorë ku dy ditë më parë u sekuestruan 4 ton drogë, ndërsa gjatë natës kanë mundur të sekuestrojnë pasurinë e vëllezërve Habilaj, për të cilët janë referur në prokurori materiale për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Kështu mësohet se pronë e vëllezërve Habilaj janë 3 aktivitete biznesi, 5 automjete dhe një mjet lundrues, të sekuestruara tashmë nga policia.
Po në këtë kuadër po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjthshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtij grupi kriminal.
Sigal