VIDEO/ “Si do mbijetoj pasha kryt e fmijëve’, çfarë po ndodh në Bashkinë e Shkodrës?

469
Momente tensioni në Bashkinë e Shkodrës, ku një grup i madh qytetarët kanë zbarkuar në zyrat e sociale të ndihëm ekonomike.
Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku shihet se qytetarët ulërasin e bërtasin në zyrë, ndërsa akuzojnë se i kanë hequr nga skema e ndihmës ekonomike. Sipas Berishës ky është shërbimi për qytetarët në zyrat e narkoshtetit.
“Ky është sherbimi per qytetaret ne zyrat e narkoshtetit!
Shikoni vedieon e qytetarit dixhital. sb
“Kjo është bër dje në zyren sociale të ndihmes ekonomike shkoder”, shkruan Berisha.
Në videon në fjalë qytetarët janë të rrituar, ndërsa më shumë dëgjohet zëri i dëshpëruar i një gruaje. “Më hoqe ndihmën ekonomike, pasha kryt e fmijëve”, thotë gruaja, ndërsa shton sërish; “Më hoqën ndihëm ekonomike, bukën e fëmijëve. Punë nuk ka, bukë jo, ku me i marrë?!
Ndërkohë një burrë shprehet se; “Kanë futur ata që si takon dhe na ka nxjerrë neve. Jam pa punë, pa shtëpi”.
Sigal