VIDEO/ “Shyqyr që shpëtova kokën!”, 6 automjeteve u çahen gomat në autostradën Tiranë-Durrës

535
Vetëm pak ditë më parë, DurrësLajm trajtoi problematikën e dëmtimit në masë të madhe të asfaltit në autostradën Tiranë-Durrës, përgjatë gjithë gjatësisë së saj dhe në të dy senset e lëvizjes.
Gropat e shumta të krijuara në autostradën Tiranë-Durrës dhe arnimet e bëra në vite të ndryshme, në jo pak raste bëhen burim aksidenti, apo shkatërrojnë automjetet që e përshkojnë atë çdo ditë. Problematika e dëmtimit në masë të madhe të asfaltit në këtë autostradë, përgjatë gjithë gjatësisë së saj dhe në të dy senset e lëvizjes, është denoncuar nga përdoruesit e rrugës, por situata vijon të mbetet e njëjtë.
Mbrëmjen e djeshme, një qytetar ka dërguar një video tek “DurrësLajm”, ku duken qartë 6 automjete, të cilave u janë çarë gomat.
“Shyqyr që shpëtova kokën!”, shkruan qytetari, që dërgoi videon.
Gjendja e krijuar është alarmante në këtë segment rrugor që përballet çdo ditë me një fluks të madh lëvizjeje në çdo orë të ditës.
Autoritetet mjaftohen me ndonjë arnim të pjesshëm, ndërkohë që qytetarët rrezikojnë jetën çdo ditë.
Sigal